Monday, 19. January 2026
Sport

Drita shkatërron ekipin hungarez në miqësoren e parë

GS 16/01/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Dritës ka fituar miqësoren e parë në Antalia të Turqisë. Drita ka mposhtur Vasas të Hungarisë me rezultat 6:1.

Golat për Dritën i shënuan Blerim Krasniqi (12′), Muharrem Jashari (45′, 62′), Blend Baftiu (59′), Albin Prapashtica (72′) dhe Meris Maliqi(79′).

Kurse golin e vetëm për Vasas e shënoi Bence Pavkovics në minutën e 14′.

Drita gjatë përgatitjeve për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës do t’i zhvilloj edhe tri ndeshje kontrolluese.

Teilen: