• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drita shkruan historinë

28/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drita e Gjilanit vazhdon të ecë e pamposhtur në Conference League pas katër raundeve, me fitoren e dytë radhazi. Këtë herë shkruan një tjetër faqe historie, pasi fiton derbin e parë të dy skuadrave shqiptare në Evropë, 1-0 kundër Shkëndijës së Tetovës.

Drita e Gjilanit shkroi historinë si fituesja e derbit të parë midis dy skuadrave shqiptare në Evropë, me suksesin kundër Shkëndijës së Tetovës, për raundin e katërt të Conference League. Takimi i vendosur nga goli i Arb Manajt në minutën e 20-të u transmetua direkt në ekranin e RTSH, shoqëruar para e pas tij me një edicion special të Studio Europa, prodhim i përbashkët i Radio Televizionit Shqiptar dhe Radio Televizionit të Kosovës.

Duke u kthyer te loja në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, Shkëndija e luajti më tepër topin dhe ishte më kërkuese drejt portës vendase, por Drita u shfaq e organizuar në maksimum dhe nuk i lejoi raste skuadërs mike. Në minutën e 20-të, Drita goditi me Manajn, që shënoi me të djathtën brenda zonës. Shkëndija i intensifikoi përpjekjet në pjesën e dytë, por e kërkoi golin kryesisht me goditje nga jashtë zonës.

Latifi iu afrua barazimit në minutën e 56-të, me një goditje të lirë të shkëlqyer, por topi u përplas në traversë. Drita vazhdoi të mbyllte hapësirat me sukses, ndërsa portieri Maloku u tregua i vëmendshëm në ato pak topa që filtruan në zonë.

Për të dytën ndeshje radhazi gjilanasit nuk pësojnë gol në Evropë dhe marrin fitore me të njëjtat shifra, 1-0. Falë tri pikëve, Drita, që nuk njeh ende humbje në Conference League, mban vendin e tetë pas katër raundeve, me tetë pikë, vetëm dy më pak se Samsunspor dhe Strasburg që kryesojnë renditjen.

Next Post

VIDEO/ Sherr masiv dhe 17 kartonë të kuq në fund të ndeshjes, policia shpërndan lojtarët me gaz lotsjellës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.