Sunday, 24. May 2026
Sport

“Dua rikthimin te Milani”, Sandro Tonali: Asgjë konkrete me Juven

GS 28/02/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-mesfushori i Milanit, tashmë pjesë e Njukasëllit i ka shkelur syrin kuqezinjve për një rikthim të mundshëm. Gjatë një interviste për “La Repubblica”, Sandro Tonali konfirmoi se ka qejf të rikthehet te Milani, edhe pse nuk është mendimi i parë që i vjen kur zgjohet.

sandro-tonali-italia-u21-1687252324-109554

“Unë jam rritur shumë këtu ku jam. Nuk kam asnjë peng. Megjithatë, ideja për t’u rikthyer një ditë te Milani qëndron, por nuk është mendimi im i parë kur zgjohem në mëngjes”.

Më pas Sandro Tonali foli edhe për merkaton e janarit ku emri i tij u lidh ngushtë me një kalim të mundshëm te Juventusi, gjë që u mohua nga mesfushori. “Me agjentët e mi nuk është folur kurrë për këtë çështje. Eksperienca më ka mësuar se kur nuk është biseduar me ta, nuk ka asgjë konkrete”, tha ndër të tjera ish-numri 8 i Milanit, Sandro Tonali.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: