Toni Kros i ka “varur këpucët në gozhdë” te Real Madrid me triumfin emblematik në Ligën e Kampionëve, ndërsa kontribuojë në finale kundër Dortmundit me asist, e cila rezultoi “qershia mbi tortë”.
Mesfushori kërkon ta mbyll etapën te kombëtarja me të njëjtat “ngjyra”, suksesin. Fituesi i Champions-it është shprehur i bindur në një intervistë për “Kicker” se Gjermania se i ka të gjitha kreditet për t’i bërë ballë çdo rivali në Kampionatin Europian:
RRUGËTIMI NË “EURO 2024” – “Ne duam të fillojmë Europianin më këmbën e mbarë. Takimi ndaj Skocisë do të jetë shumë i rëndësishëm. Fitorja do të na rrisë moralin dhe frymën mbizotëruese. Precedenti i fundit që e kemi mbyllur një kompeticion madhor pa zhgënjim është e vitit 2016, teksa arritëm deri në gjysmëfinale. Kanë kaluar shumë vite, por kemi besim se mund të shkojmë akoma më lart. Potenciali është i madh, jemi në gjendje të përballojmë me sukses çdo rival. Duke nisur që nga porta e deri te sulmi kemi shumë alternativa që e kanë treguar veten se çfarë janë të aftë të realizojnë. Dëshira ime e madhe është ta mbyll eksperiencën te përfaqësuesja, sikurse me Realin, triumf. E logjikshme se do të jetë e ndërlikuar, por unë kam besim tek ekipi”, tha Kros.
POST “PENSIONIMI” – “Kam dëgjuar të flitet se largimi im në këtë pikë nga futbolli nuk është i drejtë, pasi po përjetoj formën më të mirë në karrierë. Më pëlqen të mbahem mend për gjëra të mëdha dhe mesa duket ka lënë gjurmë të rënda te Reali. Jo në shijet e mija një mbyllje pa shkëlqim. Nuk doja të pushoja gjatë, pasi përpara kemi Kampionatin Europian dhe çdo përgatitje është e rëndësishme në përshtatjen e skemave të trajnerit. Ëndërroja që i vogël të fitoja sa më shumë tituj dhe ia kam dalë. Kam varur në qafë medaljen kampioni te Bajerni, Gjermania dhe Reali. Do të ishte fantastike ta mbyllja futbollin aktiv me Europianin, i mungon palmaresit tim. Pas kësaj gare madhore do të vijojë të mbetet pjesë e futbollit tek akademia e Realit. Nuk do e lë mënjanë podkastin me vëllain tim Feliks. Po ashtu familjes do t’i kushtojë kohë mjaftueshme, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë”, përfundoi Toni Kros.
Në total mesfushori gjerman numëron 34 trofe, 33 për klube dhe Kupa e Botës në “Brazil 2014”. Ka zbritur në fushë 826 ndeshej, në nivel klubesh dhe kombëtaresh, e pasur me 79 gola dhe 182 asiste.
PANORAMASPORT.AL