Wednesday, 21. October 2026
Futboll

“Dua të qëndroj këtu ku jam, për një kohë të gjatë”, sulmuesi nuk dëshiron të rikthehet më te Milan

GS 21/10/2026 2 Min. Lesezeit

Largimi në formë huazimi nga Milan dhe rikthimi te Leipzig, duket se i ka bërë mirë Christopher Nkunku. Sulmuesi francez ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste, në tetë ndeshje deri tani me klubin gjerman.

Në një intervistë të fundit për Sport Bild, Nkunku shprehu publikisht dëshirën për të qëndruar edhe aps përfundimit të këtij sezoni te Leipzig, megjithatë kjo gjë do të varet nga negociatat mes dy klubeve, kur të mbarojë huazimi.

“Jam shumë i lumtur në Leipzig. E njoh qytetin dhe klubin, dhe ndihem rehat me gjithçka e me këdo. Është një vend i veçantë për mua. Këtu kam përjetuar momente shumë të rëndësishme në karrierën dhe jetën time. Kam kaluar katër vite të mrekullueshme; tifozët më duan dhe atmosfera është si në një familje. E gjithë kjo do të thotë shumë për mua. E ardhmja ime? Jemi ende në fillim të sezonit; nëse do të varej nga unë, do të qëndroja për një kohë të gjatë. Por në një situatë të tillë, dy klubet duhet të arrijnë një marrëveshje; nuk varet vetëm nga unë”, tha Nkunku.

Teilen: