• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Dua t’i shënojë edhe Çekisë” – Asani paralajmëroi golin ndaj çekëve edhe në intervistën për lajmi.net një muaj më parë

13/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit të enjten mbrëma arriti fitore me “aromë” Evropiani kundër Çekisë.

  

Kuqezinjtë triumfuan 3:0 kundër Republikës Çeke në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Sulmuesi Jasir Asani ishte sërish protagonist me një supergol nga distanca për Kombëtaren shqiptare në minutën e 10-të.

Këtë gol e kishte paralajmëruar vetë Asani në një intervistë eksklzuvie për lajmi.net dhënë në muajin shtator, pak ditë pasi ia kishte “bombarduar” portën Polonisë.

“Me Çekinë jo vetëm unë por gjithë lojtarët do ta japim maksimumin. Fitorja na shtyn një hap para në kualifikim. Do të vazhdojm të japim gjithçka nga vetja. Do të bëjmë të pamundurën të kualifikohemi për herë të dytë në Evropian. Unë do të dëshiroj të shënoj gol patjetër ndaj Çekisë”, kishte thënë Asani më 18 shtator në intervistën ekskluzive për lajmi.net.

Pas kësaj fitore Shqipëria mbetet në vendin e parë me 13 pikë dhe i duhen vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin në Euro 2024.

Polonia fitoi ndaj Ishujve Faroe dhe merr vendin e dytë me nëntë pikë kurse, Çekia mbetet në vendin e tretë.

Intervistën e plotë të Asanit për lajmi.net më 18 shtator mund ta shikoni në videon e mëposhtme/Lajmi.net/

  

  


Next Post

Dallohen Berisha dhe Seferi, Daku shkëlqen edhe nga stoli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.