Friday, 20. March 2026
Sport

“Dua Topin e Artë dhe Championsin”, Leao: Afrimet e reja na forcuan, nuk vuajmë më me Interin

GS 01/08/2023 1 Min. Lesezeit

Rafael Leao i ka qëllimet e qarta në karrierën e tij dhe kërko të fitojë gjithçka me fanellën e Milanit. Pasi rinovoi kontratën, Leao ka treguar se është kthyer në një tifoz të kuqezinjve, teksa kërkon që me skuadrën e tij të marrë edhe Championsin.

LEAO

“Mendoj se Milani është skuadra e duhur ku unë mund të vazhdoj karrierën për të realizuar qëllimet që kam, për të fituar Topin e Artë dhe Ligën e Kampioneve. Milani më ndihmoi të rritem dhe të fitoj titullin, tani unë ndihem lider dhe duhet të udhëheq skuadrën.

Sezonin e fundit kemi bërë mirë, por kemi vuajtur për shkak të alternativave. Në dy ndeshjet me Interin, vuajtëm sepse nuk kishim lojtarë në stol, ndryshe nga ata. Por, afrimet e këtij sezoni na kanë forcuar dhe jam i bindur se situata ka ndryshuar. Kemi marrë lojtarë që na ndihmojnë”, shprehet Leao mes të tjerash.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: