Mikhailo Mudrik ka kaluar një test të makinës së të vërtetës në përpjekjen për të provuar pafajësinë e tij mes një pezullimi për doping, ka pohuar një drejtues i Shahtjor Donjeckut. Ylli i Çelsit aktualisht është i pezulluar përkohësisht nga të luajturit futboll, pasi u konfirmua vitin e kaluar se ai kishte rezultuar pozitiv për substancën e ndaluar të meldoniumit.
24- vjeçari ka mohuar çdo shkelje dhe është zotuar të provojë pafajësinë e tij, por nuk ka luajtur për Çelsin që nga nëntori. Ukrainasi është në pritje të provës B. Dhe shefi i ish-klubit të Mudrik, Sergei Palkin, ka deklaruar se lojtari po bën gjithçka që mundet për të provuar pafajësinë e tij, duke përfshirë një test poligrafi. “Kam folur me Mudrik shumë herë që kur u ngrit kjo çështje dopingu”, tha Palkin për “GIVEMESPORT”.
“Ai nuk e kupton sesi mund të ketë ndodhur. Nuk ia ka aspak idenë. Kështu që avokatët e tij u organizuan që ai të bënte një test poligrafi, të cilin ai e kaloi. Do të jetë pjesë e provave që tregojnë se ai nuk ka bërë ndonjë gjë të gabuar qëllimisht.
Mudrik ka qenë i qartë, nuk është faji i tij që rezultoi pozitiv. Tani duhet të zbulojmë se si ka ndodhur kjo dhe kush e bëri këtë. Avokatët e tij po përpiqen ta zbulojnë. Nuk ka ende asnjë rezultat nga mostra B, kështu që ajo mbetet e hapur. Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur. I uroj Mudrikut gjithë të mirat. Ai është një profesionist i lartë dhe një person shumë i mirë. Ai duhet të mbrohet. gjithashtu ka një interes të veçantë. Ka bonuse nga kalimi i tij te Çelsi, të lidhura me paraqitjet e tij.
Nëse ai nuk luan, kjo na shkakton probleme sepse ne mund të humbim 30 milionë euro. Pra, Shahtjori, Çelsi dhe Mudrik, ne jemi të gjithë në një varkë. Ne të gjithë mbështesim Mudrik dhe shpresojmë që ai të lejohet të vazhdojë të luajë futboll së shpejti”. Pasi u transferua për 88 milionë paund në janar 2023, Mudrik vuajti që të bëhej një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Çelsit dhe nuk arriti të dilte realisht në terren. Në 79 paraqitje për Blutë, ai ka shënuar vetëm 10 gola dhe ende nuk e kishte bërë këtë në Premier Ligë në sezonin 2024- 2025, në momentin kur i erdhi pezullimi.
PANORAMASPORT.AL