Legjenda polake e futbollit, Jerzy Dudek, ka dhënë komentet e tij për sfidën e gjysmëfinales së “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, ku Polonia do të përballet me Shqipërinë të enjten në stadiumin PGE Narodowy.
Dudek vlerësoi zgjedhjen e portierit të ri dhe përgatitjen e ekipit.
“Avantazhi i tij është vetëbesimi dhe eksperienca në Bundesliga, një kampionat shumë kërkues. Mendoj se ai është zgjedhja e duhur për të zëvendësuar Skorupskin dhe duhet të ndërtohet si titullar në ekip”.
Megjithatë, legjenda polake theksoi se rezultati nuk duhet të varet vetëm nga performanca e portierit:
“Nuk duhet të jetë një ndeshje ku rezultati varet nga portieri ynë. Ne duhet të kontrollojmë lojën dhe të vendosim ritmin. Nëse portieri është heroi i ndeshjes, kjo do të na reflektojë keq. Me gjithë respektin për Shqipërinë”.
Dudek sugjeroi që Polonia të luajë me iniciativë dhe të marrë kontrollin e lojës që nga minuta e parë, duke mos lënë hapësira për befasi nga kundërshtari..