• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dudu: Kemi vetëm një qëllim, të marrim tri pikë

09/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të dielën luhet java e 23-t e kampionatit maqedonas, duke filluar dhe rrethi i tretë i këtij sezoni, ku ekipi i Shkupit  përballë do të ketë skuadrën nga Shkupi, Rabotniçkin.

“Ekipi nuk kishte kohë për të pushuar, pasi në mesjavë luajti ndeshjen kundër Bregallnicës dhe tani më pas vete ka lënë rezultatin e pa dëshiruar, duke u përgatitur për sfidën e re dhe duke menduar që në duelin e radhës, në plan janë vetëm tri pikë.

Sigurisht se terreni vendas dhe tifozët tanë do të jenë arma jonë, që së bashku me ekipin ti kthehemi fitoreve dhe pikëve të plota.

Për këtë ndeshje është prononcuar mesfushori brazilian, Dudu Sampaio i cili nga java në javë po arrin formë të mirë. Ai mes tjerash ka thënë se edhe përkundër barazimeve në ndeshjet e fundit, ekipi do të vazhdojë të luftojë në çdo ndeshje për të marrë maksimumin e pikëve për të vazhduar garën për titullin kampion”, njofton FC Shkupi.

“E kemi thënë se ky kampionat do të jetë një ndër më të vështirët dhe më interesantët, për faktin se pothuajse të gjitha ekipet luftojnë shumë për çdo pikë.

Padyshim se ne nuk kemi fshehur ambiciet tona se e duam titullin kampion, andaj këto barazimet e fundit, ndoshta e kanë vështirësuar garën, por në asnjë moment nuk e kanë zbehur dëshirën për ta fituar titullin, përkundrazi do të japim më shumë nga vetja për të kompensuar gjithçka.

Për ndeshjen e radhës kemi vetëm një qëllim, e që janë tri pikët. Sigurisht se këtu llogarisim edhe në ndihmën e fansave tanë, të cilët janë lojtar i yni shtesë dhe shpresoj që në fund së bashku të festojmë. Tani është koha që të jemi si një familje dhe të bashkuar të luftojmë për titullin”, është shprehur Dudu.

Ndeshja e të dielës që luhet në stadiumin e Çairit me fillim në ora 14:00, do të ketë në qendër arbitrin nga Shtipi, Krumisllav Gjorgjiev.

Në pesë përballjet e fundit në mes ekipit shkupjan dhe Rabotniçkit, kemi bilans pozitiv me katër fitore dhe një disfatë.

Next Post

“Në Europë fitohet me k…e”, Adli: Tani mendojmë për… Empolin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.