• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dudu: Udhëtojmë në Shtip për të arritur objektivin tonë

06/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në fundjavë është në radhë java e 26-t e kampionatit maqedonas, ndërsa ekipi i Shkupit sot ka përfunduar edhe stërvitjen e fundit para kësaj sfide, që edhe si të tjerat është shumë e rëndësishme për skuadrën.

“Duelin e të dielës e luajmë në cilësinë e mysafirit, ndërsa udhëtojmë drejt Shtipit, aty ku përballë do të kemi skuadrën e Bregallnicës, një kundërshtar që lufton për të ruajtur statusin e anëtarit në elitën e futbollit.Për këtë duel është prononcuar mesfushori ynë, braziliani Dudu Sampaio, i cili mes tjerash ka potencuar se të gjithë në ekip po japin maksimumin në përgatitje dhe dëshirojnë të marrin maksimumin e pikëve”, njofton FC Shkupi.

“Tani është koha për të parë përsëri në drejtim të kampionatit. Ne e bëmë detyrën tonë në derbin e qytetit javën e kaluar dhe ishte mirë që të fituam besimin për të marrë tri pikë të plota që po na mungonin. Me të vërtetë kishim nevojë dhe e merituam atë fitore.

Na pret një lojë e vështirë tani dhe kemi punuar shumë gjatë javës për të arritur objektivin tonë, e që janë tri pikët. Sigurisht se kjo fazë e kampionatit është shumë e vështirë, nga fakti se jemi pothuajse në drejt fundit, ndërsa ne po luftojmë në dy fronte. Një është e sigurt se të gjithë po japin më të mirën e tyre në përgatitjen, që në secilën ndeshje të marrim maksimumin”, ka thënë Dudu.

Ndeshja Bregallnica – Shkupi luhet të dielën me fillim nga ora 15:00, ndërsa transmetim do të ketë në kanalin zyrtar të federatës në YouTube. Në këtë duel arbitër kryesor është kumanovari Nderim Tefiku.

Next Post

LIVE ROMA-LACIO/ Shënojnë miqtë, por gjyqtari e anulon për pozicion jashtë loje (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.