• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Duel kapitenësh “kuqezinj” në Zvicër/ Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi përballë në Superligë

15/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rezultati ishte surprizë, por ndeshja do të mbahet mend edhe për diçka tjetër.

Përfundoi 1-0 për miqtë sfida mes Bazelit vendas e Grasshopersit të Zyrihut, ndërsa në fushë ishin përballë dy kapitenë shqiptarë.

Taulant Xhaka mbajti shiritin tek Bazeli, dhe Amir Abrashi për ekipin nga Zyrihu, me përballjen që ishte e fundit për këtë vit në Zvicër.

Goli I vetëm I ndeshjes së Superligës u shënua nga Person që në minutën e 21-të, ndërsa ylli më I madh në stadium ishte padyshim Xherdan Shaqiri.

Ish-sulmuesi I Zvicrës provoi të shënonte, por këtë herë nuk mundi.

Xhaka, ish-lojtar I kombëtares shqiptare u zëvendësua në 78’, ndërsa Abrashi që ende luan si kuqezi, doli pak më parë, në 75’.

Për Bazelin luajti edhe Albion Ajeti, sulmuesi tjetër me origjinë nga Kosova, dhe madje iu afrua golit.

Tashmë në elitën zvicerane nisin pushimet dimërore që do të zgjasin deri në 19 janar të vitit të ardhshëm.

Bazeli është në vend të dytë me 30 pikë, një më pak se Lugano, ndërsa Grasshopersi është I parafundit me 15 pikë, në gjysmën e tabelës që do të luftojë për mbijetesë në Superligë. /abcnews.al

Next Post

VIDEO/ Marney Maxx, luftëtari me një krah: Vetëm Zoti mund të më mposhtë!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.