Thursday, 21. May 2026
Sport

Duelet interesante në Superiore, vetëm një prej tyre me axhendën e konfirmuar në javën e 31-të

GS 18/03/2025 1 Min. Lesezeit

Java e 31-të e Superiores do të sjellë duele interesante. Tashmë dihet se skuadrat do të kthehen në fushë në mesjavën e ardhshme.

Kategoria-Superiore

Çfarë mbetet për t’u mësuar është axhenda. Aktualisht është e konfirmuar vetëm për ndeshjen Laçi-Elbasani.

Kurbinasit do të presin verdheblutë në orën 15:00, më 26 mars. Laçi kërkon pikë për mbijetesën, ndërsa në anën tjetër Elbasani vazhdon të besojë për Final Four.

NDESHJET E JAVËS SË 31-TË NË SUPERIORE

Laçi – Elbasani, më 26 mars ora 15:00

Egnatia – Vllaznia

Dinamo – Partizani

Tirana – Bylis

Teuta — Skënderbeu

PANORAMASPORT.AL

Teilen: