• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dueli Atletiko-Barcelona, Flik: Jam i uritur për trofe, kjo finale para finales

02/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, pranoi se skuadra e tij përballet me ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Atletikos me tension maksimal.flikTrajneri gjerman ishte shumë ambicioz dhe nuk ka dhënë asnjë hollësi për njëmbëdhjetëshen e tij titullare, megjithëse njoftoi se Rafinja dhe Kubarsi kanë pushuar dhe të rikuperuar plotësisht për ta nisur nga minuta e parë në objektivin për finalen e fund prillit në Sevilje.

“Kjo është një ndeshje e ndryshme nga të tjerat që kemi luajtur kundër tyre. Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë. Është si një finale para finales. Dhe unë dua të arrij në finale. Skuadra ime po luan mirë, ne jemi krenarë. Djemtë po punojnë në mënyrë fantastike; ajo që kemi arritur nuk është me fat. Lojtarët e mi e meritojnë. Dhe unë dua të falënderoj për punën e tyre të rëndësishme dhe t’i përgëzoj për suksesin në Superkupën e Spanjës. Por ne duam më shumë, duam edhe Kupën e Mbretit ndonëse e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Ata (Atletiko) do të jenë atje deri në minutën e fundit”, tha Flik.

Më tej trajneri i Barcelonës ka shtyrë për më tej lojtarët e tij, teks ai ka kërkuar sforcon e radhës.

“Qëndrimi im është i njëjtë: duhet të përpiqesh gjithmonë. Skuadra është përmirësuar dhe unë ua kam thënë këtë gjë lojtarëve. Jam mirënjohës për atë që po bëjnë. Por ky është futbolli. Titujt kanë rëndësi”, shtoi ai.

Në fund dhe dy fjalë për Atletikon.

“Ata luajnë gjithmonë një futboll agresiv dhe me intensitet. Ata kanë stilin e tyre. Ata luajnë me shpejtësi, ritëm… Më pëlqen stili i tyre i lojës”, theksoi trajneri i Barçës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vreshtarët në finale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.