Thursday, 15. October 2026
Sport

Dueli Egnatia – Midtjylland, zhvendoset në Elbasan

GS 15/10/2026 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e Ligës së Konferencës ndërmjet Egnatias dhe Midtjyllandit, është zhvendosur në Elbasan për çështje sigurie.

Kjo përballje luhet sot nga ora 18:45 dhe ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë por UEFA ka marrë vendim që të luhet në Elbasan.

Arsyeja e zhvendosjes së këtij takimi nga “Elbasan Arena” është bërë për shkaqe sigurie duke pasur parasysh situatën e krijuar nga protestat në Tiranë.

Kjo ndeshje i takon xhiros së parë të fazës së ligës, ndërsa Egnatia zyrtarisht nis rrugëtimin e saj historik në njërën prej garave të UEFA-s.

Teilen: