Tuesday, 25. August 2026
Sport

Dueli i radhës në kampionat, klubi i Muriqit i sjell fat Barcelonës

GS 03/12/2024 1 Min. Lesezeit

Barça po kalon një moment të çuditshëm pas humbjes ndaj Las Palmasit në fundjavën e kaluar (1-2). Pas një fillimi të sezonit spektakolar, Barça sikur është shfryrë dhe Reali i Madrid tashmë po përgjon me vetëm një pikë më pak në tabelë dhe me një ndeshje më shumë për të luajtur.

barcelona mallorca

Sfida e radhës për Barcelonën është transferta në Majorka. Ishullorët kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë sezon, duke u pozicionuar të gjashtit në renditje. Megjithatë, Barça i falet historisë për të kërkuar tri pikët.

Vizitat e fundit të Barçës në “Son Moix” kanë qenë përgjithësisht pozitive. Blaugranat kanë fituar shtatë nga dhjetë ndeshjet e tyre të fundit në “Son Moix” dhe nuk kanë humbur atje që nga sezoni 2008-09 (2-1), në një ndeshje në të cilën Barça ishte tashmë kampione dhe nuk kishte nevojë për pikë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: