• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dueli i të pamposhturve në Premier League

30/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tottenhami dhe Liverpooli do të synojnë që të vazhdojnë serinë pa humbje në përballjen e sotme në kuadër të xhiros së shtatë në Premier League.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Tottenham Hotspur”, duke filluar nga ora 18:30.

Spursat nën drejtimin e trajnerit Ange Postecoglou kanë katër fitore dhe dy barazime, teksa do të tentojnë që këtë seri ta vazhdojnë edhe ndaj të Kuqve.

Në anën tjetër, trajneri Jurgen Klopp, nuk po ndalet duke fituar takimet me rezultat 3-1, madje duke u gjendur në disavantazh.

Megjithatë, kjo nuk ka sjellur probleme për Liverpoolin, pasi kanë shënuar 15 gola dhe kanë pranuar pesë të tjerë në gjashtë ballafaqime.

Për Tottenhamin kjo pritet të jetë një ndeshje e vështirë, pasi ka fituar në vetëm një ndeshje ndaj Liverpoolit, nga 21 të fundit të Premier League.

Ndërkohë, Liverpooli është pa humbje në elitën e futbollit anglez në 17 takimet e fundit.

Mohamed Salah është lojtari më në formë, duke regjistruar një gol ose një asistim në 12 ndeshjet e fundit, gjashtë gola dhe nëntë asistime. Gjithashtu ai ka shënuar tetë herë në 12 ndeshje kundër Spurs me Liverpoolin. 

Next Post

Statistikat e Lajpcig-Bajern/ Prisni spektakël dhe 4-5 gola, Kejn ballafaqohet me…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.