• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dueli me Rumaninë, sulmuesi i Holandës: Tani do të fillojë Europiani…

02/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Memfis Depaj i ka pranuar kritikat. Golashënuesi i dytë më i mirë i historisë së kombëtares së Holandës ka thënë se gjithmonë ka vend për përmirësim dhe se tani fillon një kompeticion i ri.

depaj

“Realisht tani fillon turneu i vërtetë i Europianit. Ne e dimë që duhet të përmirësohemi dhe të sigurohemi që kemi mësuar nga gabimet e bëra. Një kompeticion i tillë nuk është kurrsesi perfekt dhe gjithmonë do të ketë ulje-ngritje. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë për të reaguar. Kur mungojnë rezultatet është normale që të ketë edhe acarime dhe kritika. Kjo është njerëzore. Kritikat? Unë kam qenë i kënaqur për ndeshjen time. Kam fituar duelet e mia, edhe pse nuk kisha shumë topa. Ne të gjithë si skuadër kishim shumë vështirësi. Unë sigurisht që mund të përmirësohem në aspektin personal, ashtu si e gjithë skuadra”, ka thënë Depaj.

Më tej ai shpjegon se shumë situata kanë ndryshuar në futboll dhe madje integrimi i të rinjve është më i lehtë.

“Kombëtarja holandeze është një mjedis që punohet në mënyrë të shkëlqyer. Të gjithë lojtarët mund të thonë fjalën e tyre, pavarësisht se vëmendjen më të madhe e kanë veteranët. Por ne na duhen edhe zërat e të rinjve. Në këtë mënyrë afrohemi me njëri-tjetrin për të ndërtuar një grup cilësor. Kur unë erdha në skuadër kishte shumë senatorë dhe ne të tjerët e mbanim gojën të mbyllur. Hierarkia ka ndryshuar, edhe për shkak të brezit të ri”, përfundoi Depaj.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Coman largohet nga kampi i Francës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.