Thursday, 30. April 2026
Sport

Dueli me Shqipërinë, Kroacia humbet një mesfushor

GS 18/06/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare do të luaj një ndeshje tepër të rëndësishme ditën e mërkurë kundër Kroacisë, takim i vlefshëm për Grupin B të Kampionatit Europian 2024.

VLASIC1080_1

Kjo përballje do të jetë vendimtare për fatet e ekipeve, duke qenë se të dyja i humbën duelet e para të grupit. Për këtë arsye edhe kombëtaret duhet të kenë organikë të plotë, por për fat të mirë tonin, Kroacia sot humbi një mesfushorë.

Bëhet fjalë për lojtarin e Torinos, Nikola Vlashiç. 26-vjeçari pësoi një lëndim ditën e sotme gjatë seancës stërvitore, dhe mjekët e kanë konfirmuar se ka këputur muskujt, çka do të thotë që do të humbasë pjesën e mbetur të Kampionatit Europian.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: