Napoli-Milan i është besuar Daniele Orsatos, i cili ka arbitruar 37 ndeshje për kuqezinjtë në karrierën e tij: 13 fitore, 8 humbje dhe 16 barazime.
47- vjeçari nuk njeh më shumë barazime me asnjë skuadër tjetër, madje as në 49 herët që ka arbitruar Napolin (15 barazime). Zgjedhja për t’i besuar Orsatos, Napoli-Milan, ishte e veçantë, sepse Milani ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të diskutueshme me arbitrin nga kolegjiumi i Skios.
Në fakt, ka disa gabime që shoqëruan arbitrimet e tij me kuqezinjtë në fushë: në Lacio-Milan më 26 prill 2021, një sfidë ku ndaj Çalhanoglusë nuk u fishkëllye në fillim të aksionit që më pas çoi në golin e dytë të Korreas. Të njëjtin fat kishte pasur një faull ndaj Piontekut në zonën e rreptësisë në një Sampdoria-Milan në 2019.
PANORAMASPORT.AL