Thursday, 14. May 2026
Sport

Dueli ndaj Barcelonës, Kasano: Ky Inter i madh u shtyp nga Jamali

GS 02/05/2025 1 Min. Lesezeit

Antonio Kasano nuk është dakord me opinionin sportiv në Itali që i ka thurur lavde skuadrës së Interit për ndeshjen në Barcelonë. Ai e konsideron një sfidë magjepsëse për tifozët, por thotë se Interi qëndroi i tërhequr në mbrojtje dhe u asfiksua nga katalanasit.

Cassano

“Nëse do të flas në përgjithësi, ishte një ndeshje e bukur për t’u parë. Por, po u futëm në detaje, Interi që ju e konsideroni një ekip të madh dhe më të mirin në Itali, u shtyp dhe u dominua nga një talent si Jamal. I jashtëzakonshëm!

Skuadra qëndroi e mbyllur në mbrojtje dhe nuk kishte forcë për të dalë. Luajti vetëm me kundërsulme dhe kjo nuk është mënyra e duhur për të triumfuar në Champions”, ka thënë Kasano.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: