• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dueli në Champions, Benfika nuk e ka shijuar ende fitoren kundër Bajern Mynih

06/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në vigjilje të ballafaqimet Bajern Mynih-Benfika po ju prezantojmë me disa nga statistikat më interesante mes tyre në Ligën e Kampionëve.

bajern benfika

– Bajern dhe Benfika janë takuar 12 herë deri më sot, së fundmi në nëntor 2021. Kingsli Koman dhe pjesa tjetër fituan 5-2 në atë ndeshje të Champions-it në “Allianz Arena”. Në 12 përballje me Benfikën, bavarezët nuk ka humbur kurrë (9 fitore, 3 barazime). Asnjë ekip tjetër nuk ka luajtur kaq shumë ndeshje kundër të njëjtit kundërshtar në kompeticionet europiane pa humbje.

Një vështrim në ndeshjet e mëparshme në shtëpi kundër 38 herë kampionëve portugez ofron edhe më shumë optimizëm. Gjermanët kanë fituar të gjashtë takimet në Mynih, duke shënuar 24 gola (mesatarisht katër për lojë). Herën e fundit që ata dolën kundër njëri-tjetrit në nëntor 2021, “muzika” e golit nga Bajerni u dëgjua pesë herë.

– Leroi Sane ka regjistruar tre gola dhe dy asistime në dy takimet e fundit të Champions ndaj skuadrës portugeze, që do të thotë se gjermani ishte i përfshirë drejtpërdrejt në një gol mesatarisht çdo 32 minuta.

– Herri Kejn ka vazhduar nga e njëjta pozitë ku e la sezonin e kaluar, bomberi i Bajernit tashmë ka shënuar pesë gola në Ligën e Kampionëve këtë edicion. Që nga fillim të sezonit të kaluar, sulmuesi anglez ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në më shumë gola të Champions se çdo lojtar tjetër (13 gola, katër asistime në 15 ndeshje). Vetëm një futbollist tjetër i bavarezëve e ka gjetur rrjetën më shumë herë në 15 paraqitjet e tij të para për klubin, Roi Makai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Edon Zhegrova bëhet objektivi kryesor i Juventusit për të forcuar sulmin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.