Ndeshja e sotme e Serisë A mes Leçes dhe Napolit është shumë interesante pasi mund të ketë pasoja për të dy krahët e klasifikimit.
Leçe lufton për mbijetesë dhe i duhet medoemos një rezultat pozitiv në këtë sfidë për të qëndruar jashtë zonës së ftohtë. Në radhët e kësaj skuadre, trajneri Xhampaolo ka zgjedhur që si Ramadani, ashtu edhe Berisha, ta nisin ndeshjen nga stoli.
Ndërkohë, Napolit i duhet fitorja për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit dhe për të vazhduar shkëputjen nga Interi, që ndjek hap pas hapi.
FORMACIONET ZYRTARE
Leçe: Falkone; Guilbert, Gaspar, Baskiroto, Galo, Pieret, Kaba, Pieroti, Kulibali, Karlson, Kristoviç
Trajner: M. Xhampaolo
Napoli: Meret, Di Lorenco, Rrahmani, Olivera, Spinacola, Politano, Anguisa, Lobotka, MekTominej, Raspadori, Lukaku
Trajner: A. Konte
PANORAMASPORT.AL