Trajneri i Bajern Mynih Vinsent Kompani ka hyrë në një fazë të nxehtë të sezonit, aty ku takimi me Sëlltikun në transfertë vlen shumë mbi rrugëtimin në Ligën e Kampionëve.
RIVALI – “Mendoj se ne po luajmë kundër një ekipi që është mësuar të fitojë shumë, ata kanë një mal me trofe. Janë mësuar të shënojnë gola. Ata e marrin këtë besim në ndeshjet e mëdha. Por ka disa gjëra që i bëjnë më pak. Ata ndoshta mbrojnë më pak thellë në ligën e tyre vendase. Unë e kam atë përvojë kundër klubeve që janë dominues në ligën e tyre. Sëlltik ka traditë të madhe në Ligën e Kampionëve. Ne do t’u japim atyre respektin që meritojnë. Por ne kemi një ekip që është gjithashtu i madh. Dhe për sa kohë që ne e kuptojmë se sa e madhe dhe e rëndësishme është kjo lojë për ne, ne do të luajmë mirë”.
LUHATJET në transfertë – “Është një fakt. Por unë i qëndroj faktit që ne gjithmonë kemi reaguar mirë, kemi marrë mësimet tona dhe kemi reaguar siç duhet. Këtë herë janë dy ndeshje në vend të një. Qëllimi ynë është të sigurojmë që të vazhdojmë të zhvillohemi. Ndjej se po marrim zjarr nga ndeshjet që kemi pasur. Reagimi është përgjigja më e mirë kundër kritikave”, tha trajneri belg.
MËSIMET NGA FEJNORDI – “Duket sikur thjesht u përballëm me kundërsulme dhe pranuam gola të thjeshtë. Por golat ishin të ndryshëm. Kjo nuk është e rëndësishme tani në këtë diskutim. Gjithmonë kemi ndjerë se Fejnord ishte në lojë, edhe pse duhet të kishim shënuar vetë katër gola. Shpresa dhe roli im është që t’i bëjmë ato momente kyçe në mënyrë që të mund të bëjmë hapin tjetër në zhvillimin tonë. Ne ishim shpesh skuadra më e mirë në këtë kompeticion, megjithëse nuk kemi marrë rezultatet e dëshiruara”.
PËRVOJA SI LOJTAR KUNDËR SËLLTIKUT – “Ishte një ndjesi emocionuese. Ne fituam lehtësisht 2-0 dhe 2-1 në shtëpi me 10 lojtarë. Unë hyra si një i ri 17-vjeçar plot besim. Por ndeshjen e kthimit u mposhtëm me rezultatin e thellë 5-0”, tha Kompani.
GRUPI – “Të gjithë lojtarët janë duke luajtur shumë takime, në të gjitha pozicionet. Pra, ne gjithmonë kemi dashur një skuadër në dispozicion për ne ku mund të bëjmë ndryshime. Formacionin po e lë sekret për sonte”.
BALLAFAQIMI ME ROXHERS – “Si lojtar, ju shkoni në shtrat, telefononi gruan tuaj dhe shikoni Netfliks derisa të bini në gjumë. Si trajner, një ndeshje jashtë fushe në Champions është ndryshe. Më kujtohet ndeshja ime e fundit në ‘Etihad’ për Mançester Siti kundër Brendan Roxhers. Nuk shkoi mirë për ne, edhe pse ne kishim nevojë të fitonim. Ata ushtronin presion, kishin shumë topin dhe e bënë shumë të vështirë për ne që ta merrnim ndaj Liverpulit. Unë mund të shoh ndikimin e tij në ekip edhe këtu”, përfundoi Vinsent Kompani.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL