Juventusi ka fituar 12 nga 15 ndeshjet e fundit në Serinë A kundër Udinezes (1 barazim, 2 humbje), duke shënuar një mesatare prej 2.3 golash për ndeshje në këtë periudhë.
– Udineze ka shënuar vetëm një gol në gjashtë përballjet më të fundit kundër Juventusit në kampionat (me Lautaro Xhanetin më 12 shkurt 2024), periudhë gjatë së cilës friulianët kanë pësuar pesë humbje (fitorja e vetme ka qenë në ndeshjen ku shënuan).
– Udineze është skuadra që Juventusi është përballuar më shpesh në shtëpi në Serinë A gjatë epokës së tri pikëve për fitore (nga sezoni 1994/95), pa barazuar asnjëherë. Në 28 ndeshje në këtë periudhë, 22 fitore për bardhezinjtë dhe gjashtë për friulianët.
– Juventusi ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit si pritës në Serinë A (1 humbje), pasi më parë kishte arritur vetëm dy fitore në nëntë ndeshje të mëparshme (7 barazime).
– Udineze ka fituar ndeshjen e fundit jashtë fushe të sezonit në pesë nga shtatë sezonet e fundit të Serisë A (2 humbje) dhe, në përgjithësi, ka shënuar gol në secilën nga 24 ndeshjet e fundit të këtij lloji.
– Juventusi ka vendosur një rekord të ri për barazime në një sezon të Serisë A në epokën e tri pikëve për fitore, 16. Duke përfshirë gjithë historinë e kampionatit, bardhezinjtë kanë barazuar më shumë vetëm në sezonin 1955-1956 (17 herë, ndërsa edhe në 1965-1966 kanë pasur po 16 barazime).
– Udineze është skuadra që ka humbur më shumë ndeshje (katër) në këtë sezon pasi ka mbyllur pjesën e parë në avantazh. Nga ana tjetër, Juventusi ka humbur 23 pikë nga pozita të favorshme në këtë sezon, më pak vetëm se Venecia (30) dhe Komo (24).
– Juventusi ka fituar të tria ndeshjet si pritës në Serinë A me Igor Tudorin në pankinë. Vetëm dy trajnerë kanë fituar katër ndeshjet e para në shtëpi në kampionat me bardhezinjtë në 55 vitet e fundit, Masimiliano Alegri në 2014 dhe Mauricio Sari në 2019.
– Randal Kolo Muani ka shënuar shtatë gola në Serinë A, që nga debutimi i tij më 25 janar. Vetëm Mateo Retegi ka realizuar më shumë (10) se ai.
PANORAMASPORT.AL