Christophe Dugarry, legjenda e futbollit francez dhe njohës i vjetër i futbollit italian (një sezon luajti te Milani, 1996-1997) thotë se po mërzitet duke e parë këtë Kampionat Europian. Mendimet e tij, për të qenë i sinqertë, i ndajnë disa njerëz, profesionistë dhe fansa.
Ish-sulmuesi i kuqezinjve foli për këtë gjatë emisionit “Rothen s’enflamme”, të transmetuar në “RMC Sport”: “Ne duhet të shohim lojtarët më të mirë europianë të garojnë, ata që na kanë gëzuar gjatë gjithë sezonit si në liga, ashtu edhe në kupat europiane.
Por më pas ju pyesni veten: cilët janë më të mirët? Cili është lojtari më i mirë europian?
Mendova se do të argëtoheshim, mezi prisja të ulesha para televizorit dhe të shijoja shfaqjen. Sidoqoftë, kjo shfaqje nuk është aty, ‘Euro 2024’ është një shfaqej e mërzitshme”.