• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Duhen gola për finalen, “Gjelat” priten me ndryshime në sulm ndaj Spanjës

09/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ritual që ndoshta nuk bëhet kurrë i mërzitshëm.

Ndoshta loja e Francës nuk pëlqehet nga njerëzit, por futbollistët e saj i kanë emocionet të forta në prag të çdo ndeshjeje. Aq më shumë kur flitet për një gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Nënkampionët e botës do të kenë sot një tjetër “gjyq të fundit”, ndërsa në rrugën e tyre drejt finales së Euro 2024 ndodhet Spanja.

Një skuadër e vlerësuar si e pathyeshme, dhe me përvojën më të madhe në kontinentin tonë, ka vuajtur gjithsesi nga mungesa e golave, teksa konsiderohet e pabesueshme, që “yje” si Mbappe, Griezmann, Dembele, Kolo Muani e Thuram të mos shënojnë asnjë rrjetë nga loja, ku deri tani kanë vetëm një penallti e dy autogola.

Trajneri Didier Deschamps ndoshta ka menduar një ndryshim, pra, nëse të vazhdojë me Griezmann, apo të ketë Dembele që nga minuta e parë.Të tjerët janë Mbappe e Kolo Muani, Rabiot kthehet në mesfushë nga pezullimi, ndërsa mbrojtja nuk ndryshon.

Thuram e Mendy i kanë kaluar dëmtimet, ndërsa Deschamps i “përvishet” gazetarëve.

“Nëse ju jeni të mërzitur nga loja jonë, shikoni ndonjë ndeshje tjetër. Nuk ka problem. Jemi në Europian dhe është shumë e vështirë për të gjithë. Ndoshta nuk po luajmë si më parë, por sërish mund të japim emocione, dhe t’i bëjmë francezët të lumtur në një moment të vështirë për vendin. Sa për Mbappe, ai është padyshim i lodhur pasi luajti 110 minuta. Ishte e vështirë, por ai pushoi aq sa mundi. Do të jetë në fushë”,- u shpreh strategu i “Gjelave”.

Franca ka qenë e shkëlqyer në Kupat e Botës në 2018 e 2022, ndonëse jo edhe aq në Kampionatet Evropiane. Ndoshta ka ardhur koha që të fitojë diçka edhe në kontinent. /i.m /abcnews.al

Next Post

Fundi i një “epoke”, Orsato mbyll “hesapet” me UEFA-n

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.