• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Duhet një pikë, por Spanja nuk ka ndër mend të luajë me llogari kundër Danimarkës

15/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja është vetëm një pikë dhe një raund larg pjesëmarrjes në një tjetër finale. Me një barazim në një nga dy ndeshjet e ardhshme (kundër Danimarkës sonte në Kopenhagën ose kundër Zvicrës të hënën në Tenerife) do t’ia kenë arritur qëllimit të kualifikohet si e para në grup, që ka përfitime në mars kur të luhen çerekfinalet e Ligës së Kombeve.SPANJANë rast se Spanja do ta mbyllë në vendin e parë në grup siç dhe të gjitha gjasat janë, kjo do t’u japë atyre të drejtën ta luajnë ndeshjen e kthimit çerekfinale në shtëpi në mars 2025. Dhe nëse ia dalin në çerekfinale, do të riktheheshim në “final four” të UEFA Nations League, e cila do të luhet në qershor të 2025 me Spanjën që kërkon të mbrojë kurorën e fituar vitin e kaluar.

Stimujt janë të shumtë dhe trajneri Luis de la Fuente nuk do të kursejë asnjë. Jo më kot për dy takimet e nëntorit, ai ka marrë më të mirët. I gjendur përballë debatit nëse ai duhet të kishte thirrur lojtarë alternativë për t’u dhënë pushim titullarëve le të themi, ai u përgjigj duke thirrur pjesën më të madhe të kampionëve të Europës, me Niko Uilliams dhe Lamin Jamal në krye.

Më pas Jamal u tërhoq për shkak të dëmtimit me Barcelonën. Por përtej mungesës së tij dhe atyre të Rodrit e Karvahal, trajneri i kampionëve të Europës do të përdorë ekipin e tij kryesor si në Danimarkë ashtu edhe në Ishujt Kanarie kundër Zvicrës, sepse dëshiron të vazhdojë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Messi me Argjentinën mposhten nga Paraguay

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.