Saturday, 14. March 2026
Sport

“Duhet të jemi realistë në jetë”, legjenda e zikaltërve: Ëndërroj, por të drejtoj Interin është ëndërr absurde

GS 09/07/2023 1 Min. Lesezeit

Valter Zenga njihet nga tifozët e Interit si një nga portierët më të mirë në historinë e zikaltërve. Në 473 ndeshje me fanellën e Interit, ai fitonte dy herë Ligën e Europës, 1 titull kampion dhe 1 herë Superkupën e Italisë.

valter zenga

Zenga është pyetur për merkaton e zikaltërve dhe si një ish-portieri i është kërkuar një mendim për Anatoli Trubin, ndërkohë që u pyet edhe për mundësinë që mund të ketë për të drejtuar Interin.

“Të jem i sinqertë nuk e njoh mjaftueshëm Trubin që të jap një mendim dhe të bëj një gjykim për të. Shumë veta pretendojnë se e njohin dhe japin mendime të gabuara por unë jo, nuk flas pa e njohur.

Të drejtoj Interin? Në jetë duhet që të jemi realistë. Unë jam ëndërrimtar por jo i ëndrrave absurde.  Sigurisht që dua të shkoj në shtëpi. Ndoshta do të ndodhë por me një tjetër rol. E konsideroj veten me fat sepse kam veshur fanellën e skuadrës së preferuar 473 herë”, u shpreh Trubin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: