• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Duhet të nisim një kapitull të ri”, Levandovski pas disfatës me Shqipërinë: Gjërat nuk po shkojnë siç donim

11/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Polonia është me një këmbë jashtë Europianit, e cila pas humbjes ndaj Shqipërisë në “Air Albania” duhet t’i bëjë ndryshe llogaritë. Pas këtij takimi ka folur dhe kapiteni Robert Levandovski, i cili mbajti përgjegjësinë e disfatës përsipër.

levandovski

“Më vjen keq për veten time që kam luajtur ashtu, për të gjithë skuadrën. Kërkuam, por nuk mjaftoi. Unë mund të marrë përgjegjësi për këtë.

Kemi pasur probleme që në fillim të raundit kualifikues dhe gjërat nuk po shkojnë ashtu siç donim. Duhet të godasim gjoksin dhe të kuptojmë se duhet të ndryshojmë diçka që kjo kombëtare të shohë dritën në fund të tunelit. Ka mundësi të tjera për t’u promovuar diku, por nuk ka kuptim të mendojmë për këtë.

Është e vështirë të thuhet se çfarë ka ndodhur. Nuk ka nevojë të kërkoni shpjegime, duhet të gjeni një zgjidhje. Unë besoj në potencialin e këtyre djemve, e di që i gjithë ekipi ka aftësi.

Ishte një përpjekje për të zgjuar ekipin, për t’i tronditur gjërat dhe mund të them sinqerisht se u përpoqa të bëja diçka për të ndihmuar. Prej 15 vitesh kam bërë gjithçka për të ndihmuar këtë kombëtare të zhvillohet.

Duhet të kemi një fillim të ri. Duhet të nisim një kapitull të ri”, u shpreh Leva.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Veprimi i Ismajlit që s’u pa në TV: Shkoi në tribuna dhe përqafoi nënën e tij pas fitores kundër Polonisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.