• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Duhet thyer një tabu kundër Fiorentinës, ka balotazh djathtas tek Interi

01/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm një balotazh ka trajneri Simone Inzagi për transfertën e vështirë kundër Fiorentinës, ku Interi i tij duhet të vazhdojë ecurinë pozitive. Sigurisht që lodhja me Lajpcigun është një arsye për të aktivizuar futbollistë të tjerë, por nuk ka shumë alternativa dhe vend për rrotacion.

INTER

Kështu që në portë do të jetë Zomer, përpara tij treshja Bisek, Bastoni dhe De Vraj. Nga krahët Darmian dhe Dumfris kanë një betejë mes tyre për fanellën e titullarit, ndërsa në të majtë do të konfirmohet Dimarko. Mesfusha do të jetë ajo e tre “muskëtierëve”, ku Çalhanoglu përpara mbrojtjes do të ketë mbështetjen e Barelës dhe Mkitarianit. Në sulm pritet të luajë dyshja TU-LA, ndërsa të tjerët janë të gatshëm për të dhënë kontributin për skuadrën. Korrea është në formë, por do ta nisë patjetër nga stoli.

FIORENTINA- Kjo është një sfidë shumë delikate për Interin që në fakt do të provohet me një prej ekipeve më të forta të kampionatit italian. Fiorentina është një prej surprizave dhe sigurisht që Simone Inzagi e di mirë çfarë rëndësie ka kjo sfidë. Duhet të rikthehet të fitojë një duel ndaj skuadrave të mëdha sepse deri tani ecuria nuk ka qenë shumë pozitive.

Vitin e kaluar ishin pikërisht këto përballje ndaj të mëdhave që i dhanë hov Interit për titullin, ndërsa në këtë sezon skuadra është shfaqur e brishtë në këto përballje. E vetmja e fituar është ajo ndaj Atalantës dhe me goleadë. Tani është momenti për t’u rikthyer sërish. A do t’ia dalë Interi? Gjithçka mbetet për t’u parë.

fo

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rodri flet për ‘Topin e Artë’: Nuk e prisja që ta fitoja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.