• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Duka: I tronditur thellë, kampioni i vogël do ta ndjekë nga lart pasionin për futbollin!

19/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjarja e rëndë e ditës së djeshme në shkollën “Fan Noli” ka tronditur opinionin për faktin se një 14-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti mes bashkëmoshatarësh. Dhimbja është e thellë sidomos në komunitetin e futbollit, pasi viktima, Martin Cani, ishte futbollist i Dinamos U-15 dhe vetëm një ditë më parë kishte zbritur në fushë në një ndeshje kampionati me Besën e Kavajës.  

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar me dhimbje edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Mesazhi i Dukës:

“Miqtë e mi!

Nuk do doja e nuk do dëshiroja kurrë më që të ndaja me ju mesazhe të tilla!

Aq më tepër sot, për humbjen e tmerrshme të Martinit 14-vjeçar, i cili prej vitesh kishte zgjedhur si shumë shokë të tij të ndiqte pasionin për futbollin. Fatkeqësisht kjo ëndërr iu ndërpre padrejtësisht në mes.

Sinqerisht dhe tejet i tronditur, nuk gjej fjalë në këto momente për të ngushëlluar familjen dhe prindërit e djaloshit të vogël, futbollistit të ekipit U-15 të Dinamo City, Martin Cani!

Në emrin tim personal, të familjes time, si dhe në emër të komunitetit tonë të madh të futbollit, thellësisht i trishtuar nga ç’ka ndodhi e ç’ka mësuam, do të doja t’i qëndronim sadopak afër dhimbjes së madhe të prindërve, duke u përcjellë ngushëllimet tona!

Zoti i dhëntë sa më shumë forcë për ta përballuar këtë këputje shpirti!

Një kampion i vogël tashmë do ta ndjekë nga lart pasionin e tij, ekipin e tij dhe shokët e tij!

Ndërkohë ne si komunitet futbolli, si shoqëri, e si prindër na shtyn akoma më shumë obligimi dhe angazhimi maksimal për të qëndruar e punuar sa më shumë me fëmijët e dashur në pasionet dhe ëndrrat e tyre.

Pusho i qetë Martin!

Shokët dhe futbolli nuk do të të harrojnë kurrë!”

Next Post

FOTO/ Pasuri të paluajtshme në Dubai! Neymar blen super apartamentin 50 milionë euro, me ashensor edhe për makinën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.