• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Duka: Ishte grupi i vetëm që nuk doja, ja kur ndeshemi me Serbinë

13/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha komentin e tij për shortin e kualifikueseve të Botërorit, ku goglat vendosën përballë kombëtaren kuqezi me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Në prononcimin e dhënë nga Zyrihu, Duka u shpreh: “E dija rregullin e shortin. Nuk jam shumë i kënaqur dhe i lumtur, me atë çfarë sollën goglat. Mund të ishim në ndonjë grup tjetër, nga të gjitha këndvështrimet do të ishim më mirë. 

Pasi pashë skuadrat e para në grupe, ishe grupi që nuk doja nga të gjitha grupet. Nuk do të doja një përballje me Anglinë, nga ekipet më të forta. Duhet të përgatitemi edhe kundër Anglisë. Serbia është një kundërshtar me problemet sensitive të veta, uroj që në këto kualifikuese të mendojmë të gjithë vetëm për sport.

Andorra gjithashtu nuk më pëlqen, nuk është komod, duhet të udhëtosh nëpërmjet Barcelonës dhe 3 orë me autobus. Të shikojmë kalendarin, për kundërshtarët e marsit. Stafi t’i përgatisë ato, t’i përvishemi punës me këmbë në tokë. Të luftojmë për një biletë në Botëror. Duhet organizim perfekt dhe impenjim maksimal. 

E takova para shortit presidenten e federatës angleze, edhe i thashë që nuk dua të luajmë kundër jush. Është luks të luash në ‘Wembli’ dhe vështirë të bësh rezultat.

Sfida e federatës serbe është për ta organizuar sa më mirë, ndërsa e jona për ta fituar atë ndeshjen. Ndeshja me Serbinë do të jetë në shtator, tetor apo nëntor. 

Të shikojmë çfarë ndeshje do kemi në mars. Ne e kemi mbështetjen e tifozëve në çdo ndeshje. Tifozët po i presin me kënaqësi dhe dëshirë këto përballje. Janë forcë e shtuar për ekipin tonë. Të gjitha ndeshjet kanë 3 pikë, të gjitha janë të rëndësishme, jo vetëm Anglia”, u shpreh Duka për “Klan News”.

Next Post

Rraklli për Syri TV: Nuk kishim fat në short, Anglia dhe Serbia nga më të fortat në Europë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.