Wednesday, 3. June 2026
Sport

Duka, para Izraelit: Një kapitull i ri, me disiplinë dhe ambicie si gjithmonë!

GS 03/06/2026 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një mesazh për Kombëtaren para testit të sotëm me Izraelin në “Air Albania”. Me një postim të shkurtër në faqen e tij zyrtare, Duka kërkon të motivojë kuqezinjtë për atë që ai e quan një kapitull të ri.

“Suksese ekipit tonë në këtë ndeshje përgatitore sot dhe suksese Mister Maran! Një kapitull i ri, objektiva të qarta dhe shumë punë përpara. Me përkushtim, disiplinë dhe ambicie si gjithmonë. Forca çuna!” – shkruan kreu i FSHF-së në portimin e tij të fundit, pak orë para miqësores me Izraelin, ku debuton trajneri i ri, Rolando Maran.

Kombëtarja do të luajë edhe një tjetër miqësore pas pak ditësh, me Luksmburgun. Një tjetër test, që i shërben trajnerit italian për të bërë planet e Ligës së Kombeve në shtator.

Teilen: