• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Duka përmend dy super-talent që mund të ftohen në Kombëtare

22/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka thënë se do të preferonte që shorti për Euro 2024 në vazon e tretë, Shqipërisë t’i takonte që të përballej, ose me skuadrën sllovene, ose me atë serbe.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në “Opinion” në Tv Klan se pse do të preferonte një ndeshje kundër Serbisë, Duka ka thënë se nuk i shikon si një ekip shumë i fortë në futboll në krahasim me skuadrat e tjera në këtë vazo.

“Nga ato skuadrat e vazos së parë që më pëlqen aty është Gjermania. Jo vetëm që bëjmë ndeshjen hapëse, por mund të luajmë më mirë futboll kundër Gjermanisë se sa kundër atyre 5 tjerave, nuk më duket në momentin më të mirë Gjermania. Ata janë shumë të forta të gjitha prandaj. E ke të vështirë t’i zgjedhësh dhe me dorë, kështu që çfarëdo që të sjellë shorti. Nëse do t’i zgjidhje me dorë, unë do të preferoja Gjermaninë tek vazo e parë, Slloveninë ose Serbinë tek vazo e tretë”, tha Duka.

I pyetur nëse do të ftohet ndonjë lojtar i ri në “Euro 2024”, Duka përmedi futbollistë me shumë potencial që luajnë në grupmosha të Kombëtareve të tjera.

“Mund të ftohet ndonjë në Kombëtare ndonjë top-futbollistë së shpejti ose në të ardhmen. Ka lojtarë që luajnë në grupmosha të Gjermanisë së Gruda ose Hasa në Itali. Ne jemi të hapur të gjithë”, theksoi Duka, përcjell lajmi.net.

Brajan Gruda luan me Gjermanisë U21 dhe Mainzin në Gjermani.

Luis Hasa aktivohet me Italinë U19 dhe të rinjtë e Juventusit.

Next Post

Shorti i “EURO 2024” po afron, UEFA bën publike katër vazot, Shqipërinë e pret “grupi i ferrit”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.