Duka reagon për aksidentin tragjik të tifozëve të PAOK-ut: Sot na bashkon dhimbja!
Aksidenti i rëndë i ndodhur dje në Rumani, ku humbën jetën 7 tifozë të PAOK-ut, ka tronditur mbarë botën e futbollit dhe jo vetëm. Mes viktimave ishte edhe një tifoz shiptar, Vasil Palo.
Për këtë ngjarje ka reaguar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave.

“Ata po udhëtonin drejt Francës për pasionin, dashurinë ndaj skuadrës së tyre të zemrës dhe futbollit. Futbolli bashkon, por sot fatkeqësisht na bashkon dhimbja. Kjo është një tragjedi e rëndë dhe që na lë pa fjalë.
E bëhet edhe më e trishtë kur mësuam se mes viktimave ishte edhe një tifoz shqiptar, Vasil Palo, të cilin do ta kujtojmë me respekt të veçantë. Mendimet e lutjet tona sot janë me familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Rumani, me familjen e Vasilit, me skuadrën e PAOK-ut dhe futbollin grek. U prehshin në paqe!” – shkruan kreu i FSHF-së në postimin e tij.