Friday, 10. April 2026
Sport

Duka reagon si zëvendës-president i UEFA-s

GS 26/09/2023 2 Min. Lesezeit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka u zgjodh sot zëvendës-president i qeverisë evropiane të futbollit, UEFA.

Duka bëhet shqiptari i parë që arrin në një pozitë kaq të lartë në hierarkinë e futbollit evropian, raporton KosovaPress.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila zgjodhi Dukën si zëvendës-president me votim unanim.

Tani, ka ardhur reagimi i parë i Dukës si zëvendës-president i UEFA-s, i cili tha se kjo gjë për të është një privilegj i madh, por në të njëjtën kohë është edhe një vlerësim i madh që i bëhet futbollit shqiptar.

“Dua të ndaj me ju lajmin se nga sot më është besuar detyra e Zëvëndës Presidentit të UEFA-s. Ndihem shumë i nderuar nga ky besim që më ka dhënë komiteti i futbollit europian. Ky është padiskutim një privilegj i madh për mua por në të njëjtën kohë është dhe një vlerësim i madh që i bëhet futbollit shqiptar e punës së madhe që është bërë në këto vite.

Komuniteti i futbollit shqiptar sot ka një vend në drejtimin e futbollit europian dhe së bashku do të japim kontributin tonë për mbarëvajtjen dhe strategjitë zhvillimore të futbollit në të gjithë Europën”, shkroi Duka në “Facebook”.

Teilen: