Drenica e ka fituar një pikë ndaj Dukagjinit në Klinë të hënën mbrëma.
Ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Drenicës u zhvillua në Klinë dhe i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Kapiteni Elton Basri shënoi me kokë golin e epërsisë 1:0 në minutën e pestë, dy minuta pasi Altin Merlaku humbi penallti.
Por klinasit mbetën me një lojtarë më pak në fushë.
Direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër u ndëshkua Kushtrim Gashi në minutën e 16-të.
Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi Drenica duke barazuar rezultatin në 1:1.
Në minutën e 20-të golin e barazimit e shënoi Agim Zeka. Më gola të tjerë nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras, 1:1.
Drenica është në vendin e shtatë me 11 pikë, kurse dy pozita më lart është Dukagjini me 17 pikë, sa kanë edhe Drita e Gjilani.