Wednesday, 22. April 2026
Sport

Dukagjini e Ballkani avancojnë në udhëtim pas 45 minutave të para

GS 28/10/2025 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve hapëse të xhiros së 11-t në Superligën e Kosovës në futboll.

Në të dyja këto ndeshje, po avancojnë skuadrat mysafire pas 45 minutave të para.

Skuadra e Dukagjinit po avancon ndaj Gjilanit 1:0, falë golit të shënuar nga Altin Merlaku nga gjuajtja e lirë në minutën e pestë.

Me rezultatin identik po fiton edhe Ballkani kundër skuadrës së Malishevës, ku golin për mysafirët e realizoi Almir Kryeziu nga penalltia në minutën e shtatë.

Teilen: