Wednesday, 29. July 2026
Sport

Dukagjini eliminohet nga garat evropiane

GS 29/07/2026 2 Min. Lesezeit

Humbja 1:0 në Zvicër kishte rritur shpresën te Dukagjini se në ndeshjen e dytë do të mund të siguronin avancimin tutje në Ligën e Konferencës.

Por ndeshja e dytë doli të jetë shumë e rëndë, ndërsa Lugano kundërshtare e pakalueshme.

Dukagjini të mërkurën pasdite u mposht 5:1 nga skuadra zvicerane, në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Conference League.

Ndeshja u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në praninë e pak shikuesve.

Nuk kishte ndonjë dramë në këtë ndeshje evropiane.

Mysafirët shënuan dy gola të shpejtë për të hapur rrugën drejt fitores së thellë.

Kevin Behrens shënoi që në minutën e gjashtë, ndërsa Daniel dos Santos realizoi gol tjetër në minutën e nëntë.

Dukagjini reagoi në minutën e dhjetë, kur për 2:1 realizoi Meris Maliqi.

Megjithatë kjo ishte e tëra. Behrens shënoi edhe në minutën e 36-të dhe të 58-të, kurse Egzon Sinani shënoi autogol në minutën e 51-të. Pjesa e dytë në fakt ishte thuajse formale, me të dy skuadrat që mezi prisnin të përfundonte sfida.

Si fitues i Kupës së Kosovës, Dukagjini nisi garimin prej raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Dhe u ndal në këtë rreth garash.

Skuadra nga Klina për herë të dytë luajti në Evropë. Në edicionin 2023/2024 e eliminoi Europan e Gjibraltarit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në raundin e dytë ishte eliminuar nga Rijeka. Nga skuadra kroate e kishte humbur 6:1 ndeshjen e dytë. Edhe tani klinasit largohen nga skena evropiane me humbje të thellë.

Teilen: