Wednesday, 11. February 2026
Sport

Dukagjini eliminon Prishtinën e Re, avancon në çerekfinale të Kupës

GS 11/02/2026 1 Min. Lesezeit

Dukagjini i Klinës është ekipi i tretë që ka konfirmuar kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës pas Llapit dhe Ferizajt.

Të mërkurën, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini e eliminoi Prishtinën e Re, të cilën e mposhti me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim, e shënoi sulmuesi i rikthyer te Dukagjini, Hekuran Berisha, i cili realizoi në minutën e 58-të për ta vulosur fituesin.

Ndërkohë, prej orës 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, do të zhvillohet ndeshja tjetër e 1/8 së finales ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.

Teilen: