Friday, 15. May 2026
Sport

Dukagjini i Munishit shijon fitoren e parë në edicionin e ri, Gjilani nuk di si fitohet

GS 25/08/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollistët Met Millaku e Alti Merlaku janë trimat e fitores së Dukagjinit të Klinës.

Është fitorja e parë për dukagjinasit në edicionin e ri me kryetrajnerin Ismet Munishi.

Dukagjini e mposhti me rezultat 2:1 Gjilanin.

Në minutën e 9-të, Kçiku realizoi për udhëtuesit.

Dukagjini ka barazuar në minutën e 30-të me golin e futbollistit Millaku.

Në minutën e 49-të; Merlaku realizoi nga penalltia për 2:1.

Gjilani nuk di si fitohet, tre ndeshje dy barazime e një humbje.

Pas javës së tretë në elitën e futbollit të Kosovës, Dukagjini renditet në vend të shtatë me 3 pikë dhe Gjilani në të tetin me 2.

Teilen: