Dukagjini i Klinës ka avancuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Të mërkurën, në ndeshjen e luajtur në Klinë, Dukagjini triumfoi me rezultatin bindës 3:0 ndaj Feronikelit’74.
Dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën, konfirmuan fitoren e skuadrës së Dukagjinit.
Dienit Isufi (17’), Altin Merlaku (39’)dhe Mërgim Pefqeli (72’) shënuan golat për fitoren e Dukagjinit.
Teilen: