Wednesday, 15. April 2026
Sport

Dukagjini konfirmon ndarjen me Munishin

GS 04/11/2025 1 Min. Lesezeit

Pas Ismet Munishit, edhe skuadra e Dukagjinit ka konfirmuar mbylljen e bashkëpunimit.

Krahas Munishit, Dukagjini ka njoftuar edhe për largimin e asistentëve të tij,  Ardian Basha dhe Sejdi Morina.

“Falënderojmë trajnerin Munishi për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte në krye të ekipit tonë. Ne falënderojmë gjithashtu asistentët, Basha dhe Morina, për bashkëpunimin dhe punën e tyre gjatë kësaj periudhe”, ka shkruar Dukagjini.

Po ashtu, Dukagjini i ka uruar suksese rë mëtejme Munishit dhe stafit të tij, ndërsa i ka falënderuar për kontributin e dhënë.

 

Teilen: