Skuadra e Dukagjinit po avancon ndaj Gjilanit pas pjesës së parë në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Pas 45 minutave lojë në stadiumin “18 Qershorit” në Klinë, Dukagjini është në epërsi me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm në këtë pjesë, e realizoi Mërgim Pefqeli. Ai shënoi me kokë në minutën e 34-të pas harkimit të Vitor Hugos për ta zhbllokuar rezultatin.
Dukagjini u mposht 3:2 në shtëpi nga Prishtina në xhiron e parë, ndërsa Gjilani luajti 1:1 kundër Ballkanit.