• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dukagjini nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Rijekës

25/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dukagjini i Klinës ka arritur në raundin e dytë të garës së tretë evropiane për nga rëndësia, Ligës së Konferencës.

Skuadra klinase në këtë fazë të garave do të përballet me gjigantin kroat HNK Rijeka.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku tanimë biletat kanë dalë në shitje.

Klinasit kanë vendosur që mos t’i hapin dy sektorët pas portave në Jug dhe Veri.

Kësisoj në Lindje bileta do të jetë më e lira prej 4 eurove, derisa në Perëndim bileta do të kushtojë 10 euro.

Çmimi më i lartë i biletave është për zonën VIP, ku një biletë kushton 15 euro.

Dukagjini dhe Rijeka përballen të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, derisa biletat ditën e ndeshjes do të shiten edhe në kryeqytet.

Next Post

Scamacca sinjale dashurie Romës: Zemra nuk mund të kontrollohet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.