Thursday, 19. March 2026
Sport

Dukagjini shijon humbjen e parë në UEFA Conference League

GS 27/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra kosovare, Dukagjini ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të raundit të dytë në UEFA Conference League.

Ekipi i Armend Dallkut u mposht minimalisht 0 me 1 nga Rijeka në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Lajmi.net

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Niko Jankovic në minutën e 30’të.

Futbollisti kroat shënoi një gol tejet të bukur për t’ia dhënë epërsinë ekipit të tij.

Skuadra kosovare në minutën e 62’të mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi me të kuq u ndëshkua futbollisti Merlaku.

Ndeshja e kthimit zhvillohet menjëherë javën tjetër në Kroaci./Lajmi.net/

  


Teilen: