Tuesday, 17. March 2026
Sport

Dukagjini shkruan historinë, kualifikohet në raundin tjetër të UEFA Conference League për herë të parë

GS 20/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Dukagjini është kualifikuar në raundin tjetër të UEFA Conference League.

Klubi kosovar mposhti 2 me 3 FC Europa, 3-5 rezultati i plotë, duke siguruar kështu raundin e dytë në garat e UEFA-s, shkruan Lajmi.net

Golat për ekipin e Armend Dallkut i shënuan: Zulfiji (2) dhe Arbër Shala.

Kurse për vendasit, i realizuan: Quintana dhe Vera.

Tre kartona të kuq u dhanë në këtë ndeshje. Dy ishin për ekipin nga Gjibraltari dhe një për Dukagjinin, të cilin e mori Shabani.

Në raundin tjetër, skuadra e Dukagjinit luan me ekipin nga Kroacia, Rijeka. Kjo ndeshje zhvillohet menjëherë pas një jave në Kroaci, kurse e kthimit me 3 gusht në “Fadil Vokrri”./Lajmi.net/

  


Teilen: