Thursday, 30. July 2026
Sport

Dukagjini u kërkon falje tifozëve pas humbjes së thellë ndaj Luganos

GS 30/07/2026 2 Min. Lesezeit

Dukagjini i Klinës ka reaguar një ditë pas eliminimit nga UEFA Conference League, duke u kërkuar falje tifozëve për humbjen e thellë 5:1 ndaj Luganos në ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues.

Përmes një postimi në Facebook, klubi nga Klina ka pranuar se rezultati nuk ishte ai që dëshironte, duke falënderuar njëkohësisht tifozët për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm. Dukagjini ka theksuar se do të nxjerrë mësime nga kjo humbje dhe do të punojë për t’u rikthyer më i fortë.

“Pas një nate të vështirë për klubin tonë, kërkojmë ndjesë ndaj tifozëve që gjithmonë qëndrojnë pranë nesh. Ky nuk ishte rezultati që e dëshiruam, por futbolli sjell edhe momente të tilla. Faleminderit për mbështetjen, besimin dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme. Ne do të mësojmë nga kjo humbje, do të punojmë edhe më shumë dhe do të kthehemi më të fortë. Së bashku në fitore dhe në humbje, për DUKAGJININ”, thuhet në reagimin e klubit.

Dukagjini u eliminua nga gara evropiane pasi pësoi disfatë 5:1 në përballjen e kthimit ndaj Luganos, duke i dhënë fund aventurës së tij në Evropës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Zvicër ka përfunduar 1:0 në të mirë të Luganos.

Teilen: