Monday, 27. April 2026
Sport

Dukagjini zyrtarizon largimin e dy sulmuesve

GS 31/01/2024 1 Min. Lesezeit

Dukagjini i Klinës ka konfirmuar largimin e dy futbollistëve nga radhët e veta.

Klinasit kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje me dy sulmuesit e tyre, Arbër Çyrbja dhe Marclei Santos.

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku i ka falënderuar dy futbollistët për kontributin e dhënë deri më tani.

“Faleminderit Arbër Çyrbja dhe Marclei Santos

Ju njoftojmë që më marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me Marclei Santos dhe Arbër Çyrben.

I falënderojmë për kohën dhe kontributin sa ishin pjesë e klubit”, njofton FC Dukagjini.

Teilen: